1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Finlanda në raund të dytë zgjedhjesh presidenciale

29 Janar 2024

Nëntë kandidatë konkurruan në Finlandë për t'u zgjedhur president, pasardhës të presidentit aktual Sauli Niinistö. Si duket asnjëri prej tyre nuk ka marrë më shumë se 50% të votave. Do të mbahet një raund i dytë votimi.

https://p.dw.com/p/4bmBx
Zgjedhje presidenciale në Finlandë, fletëvotimi duke u u futur në kutinë votuese
Fotografi: Mikko Stig/AFP

Një raund i dytë zgjedhjesh do të mbahet brenda pesëmbëdhjetë ditëve në Finlandë. Dy kandidatët më të mirë do të përballen me njëri-tjetrin. Kandidati i qendrës së djathtë dhe ish-kryeministri Alexander Stubb i Partisë së Koalicionit Kombëtar Finlandez kryeson raundin e parë me 28% të votave. Ky është rezultati pas numërimit të dy të tretave të votave.

Në vendin e dytë, dhe për rrjedhojë edhe në raundin e dytë, është liberali i Partisë së Gjelbër dhe ish-ministri i Jashtëm Pekka Haavisto. Ai mori 25% të votave.

Për Jussi Halla-aho të Partisë Nacionaliste Finlandeze dhe ish Komisionerin Evropian për Çështjet Ekonomike dhe Monetare Olli Rehn, gara presidenciale ka përfunduar në Helsinki. Sipas rezultateve të para të numërimit, ata morën vetëm pak më shumë se 16 për qind secila.

Alexander Stubb
Alexander Stubb Fotografi: Jussi Nukari/REUTERS

Nëntë kandidatët kanë mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj Rusisë fqinje gjatë fushatës elektorale nëse zgjidhen president të vendit anëtar të Bashkimit Evropian. Presidenti zgjidhet në Finlandë për një mandat gjashtë vjeçar. Në dallim nga Gjermania, për shembull, ai zgjidhet drejtpërdrejt nga populli.

Ai gjithashtu luan një rol politik më aktiv se në shumë vende të tjera evropiane. Një nga detyrat e tij kryesore është të vendosë, së bashku me qeverinë, politikën e jashtme dhe të sigurisë së vendit, të emërojë qeverinë dhe të miratojë ligjet. Kreu i shtetit është edhe komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura.

Pekka Haavisto, portret
Pekka Haavisto Fotografi: Antti Aimo-Koivisto/dpa/picture alliance

Rizgjedhja e Niinistö-s nuk është e mundur

Presidenti aktual Niinistö nuk lehohej të kandidonte përsëri pas dy mandateve gjashtëvjeçare. Ai e futi vendin e tij në NATO pas dekadash mosangazhimi, si reagim ndaj pushtimit rus të Ukrainës pothuajse dy vjet më parë. Finlanda iu bashkua aleancës së mbrojtjes perëndimore në prill 2023.

Rusia më pas kërcënoi se do të merrte "kundërmasa”. Në gusht, autoritetet në Helsinki regjistruan një numër në rritje të migrantëve që kalonin kufirin prej 1.340 kilometrash midis Finlandës dhe Rusisë pa viza.

Presidenti Sauli Niinistö, me kostum të errët duke folur në pult me gishtin ngritur
Presidenti Sauli NiinistöFotografi: Klaus W. Schmidt/Bonnfilm/IMAGO

Qeveria finlandeze dyshoi se pas saj kishte një strategji ruse për të destabilizuar vendin brenda. Prandaj, Finlanda e mbylli kufirin e saj lindor në nëntor.

Ekzistonte gjithashtu frika se autoritetet ruse po përpiqeshin të manipulonin zgjedhjet presidenciale finlandeze. Sipas ministres së Jashtme finlandeze, Elina Valtonen, vendi i saj ishte i armatosur mirë kundër përpjekjeve të tilla për të ushtruar ndikim. Asnjë përpjekje për manipulim apo ndikim nuk u vërejt gjatë fushatës zgjedhore, tha Valtonen.

Sipas ministres së Jashtme, anëtare të Partisë së Koalicionit Kombëtar të kryeministrit Petteri Orpo, popullsia finlandeze është shumë e kalitur në këtë drejtim. "Nuk lejojmë që të na diktohet asgjë nga jashtë”.

Finlanda kufizon hyrjen e rusëve në vend